Gjendet makina e autorëve të atentatit në Durrës

Nga A2 CNN
1 Nëntor 2019, 20:54 | Kronikë
Gjendet makina e autorëve të atentatit në Durrës

Një automjet tip Mercedez Benz  E Class me ngjyrë gri, është gjetur pak minuta më parë në zonën e Ishmit dhe dyshohet se iu përket autorëve të atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoja dhe dy personave të tjerë në zonën e Shkozetit.

Brenda në automjetin e braktisur, që kësaj radhe nuk ishte i djegur, u gjetën dy automatikë kallashnikovë dhe dy maska që dyshohet se janë përdorur nga autorët gjatë krimit.

https://a2news.com/2019/11/01/atentat-ne-durres-plumba-prokurorit-arjan-ndoja-dhe-dy-personave-te-tjere/

(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos