
Lidhur me vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin, ministri i Drejtësisë Ulsi Manja tha se po punohet në bashkëpunim të ngushtë me prokurorinë, si dhe janë dërguar letërporosi shteteve të tjera.
“Ministria e Drejtësisë ka qenë e shpejtë në dërgimin e letërporosive dhe përcjelljen e informacionit mes agjencive ligjzbatuese. Jemi në bashkëpunim të ngushtë me prokurorinë dhe sapo të kemi në dispozicion kërkesat për autoritetet e huaja në kohë rekord do t’ua përcjellim me qëllim ekstradimin e këtyre personave dhe vënien e tyre para drejtësisë. Përgëzoj policinë e shtetit dhe prokurorinë, që në kohë rekord arritën që të zbardhnin një ngjarje kaq të shëmtuar”, tha Manja. (A2 Televizion)