Një hajt luksoz është gjetur këtë të shtunë nga Policia Kufitare shqiptare rreth 11 milje larg bregdetit të Durrësit. Jahti është ankoruar mëngjesin e sotëm në Portin e Shëngjinit.
Mjeti lundrues mban flamurin shqiptar, ndërsa ka të lidhur edhe një gomone me flamur turk. Policia po bën kontrollet e letrave dhe të numrit të shasisë për të gjetur pronarin e jahtit, nga ka ardhur dhe nëse ka pasur apo jo denoncime për vjedhjen e tij. Burime nga Policia Kufitare bëjnë me dije se brenda jahtit luksoz janë gjetur dy pasaporta të dy shtetasve turq. (A2 Televizion)