Përballja në KPA, kandidati për ILD paraqet prova të reja

Nga A2 CNN
6 Shtator 2019, 16:22 | Aktualitet
Përballja në KPA, kandidati për ILD paraqet prova të reja

Gjyqtari i Apelit Administrativ, Artur Malaj, u përballë të premten me Kolegjin e Posaçëm e Apelimit, ku po shqyrtohet ankimi i bërë nga Komisioneri Publik kundër konfirmimit të tij në detyrë.

Gjyqtari Malaj, kandidat për Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, paraqiti disa prova të reja përmes të cilave hodhi poshtë përfundimet e një analize financiare të pasurisë së tij nga Komisioneri Publik.

Malaj këmbënguli se të gjitha shpenzimet e tij justifikoheshin në burime financiare të ligjshme. Pas administrimit të provave të reja, Kolegji shtyu seancën për në 25 shtator për kryerjen e një analize të plotë për gjendjen financiare të gjyqtarit Malaj në periudhën 2003-2016. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos