
Një 30-vjeçar është gjetur i vdekur, mëngjesin e së enjtes, në liqenin e Farkës në Tiranë.
Policia bën të ditur se viktima është identifikuar si shtetasi L. D., 30 vjeç. Sipas policisë, viktima nuk ka pasur shenja jete dhe pa shenja dhune. Ai dyshohet të jetë mbytur. 30-vjeçari dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)