Plagoset me armë një person në Durrës

Nga A2 CNN
5 Tetor 2022, 15:57 | Kronikë
Plagoset me armë një person në Durrës

Policia bën të ditur se një person është plagosu me armë zjarri në këmbë me pistoletë. Sipas policisë, shtetasi A. H., 32 vjeç, nga të dhënat e para dyshohet të jetë vetëplagosur aksidentalisht.

Policia ka arrestuar 32-vjeçarin pasi akuzohet për armëmbajtje pa leje.

“Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë për veprën penale "Mbajtja pa leje e armëve, armëve luftarake dhe e municionit", shtetasin A. H., 32 vjeç, banues në lagjen nr. 18, Durrës, pasi dyshohet se aksidentalisht është vetëplagosur lehtë, në këmbë, me një armë zjarri pistoletë, të cilën e mbante pa leje”, njofton policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos