Gjendet një predhë nga punonjësit e bashkisë në Pukë

Nga A2 CNN
22 Shkurt 2019, 11:06 | Kronikë
Gjendet një predhë nga punonjësit e bashkisë në

Një predhë e vjetër është gjetur nga punonjës të bashkisë në Pukë ditën e sotme.

Mësohet se predha është gjetur gjatë rehabilitimit të një sheshi në afërsi të zonës së pallateve.

Punonjësit e bashkisë kanë njoftuar policinë, e cila ka sekuestruar predhën pa shkaktuar probleme për qytetarët. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos