Protesta e 16 shkurtit, oficeri i shërbimit në polici kallëzon deputetët e PD

Nga A2 CNN
20 Shkurt 2019, 08:54 | Kronikë
Protesta e 16 shkurtit, oficeri i shërbimit në polici kallëzon

Oficeri i shërbimit në Policinë e Tiranës ka kallëzuar penalisht deputetët e Partisë Demokratike të cilët sipas tij, hynë me forcë në ambientet e drejtorisë së Tiranës.

Kallëzimi është bërë pasi nga pamjet duket deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka kur përplaset fizikisht me punonjësin e policisë. Për këtë rast policia ka dërguar në Prokurorinë e Tiranës dhe pamjet e kamerave të sigurisë lidhur me të gjitha veprimet e deputetëve në grup.

Hetimet kanë nisur për goditje për shkak të detyrës dhe kundërshtim të punonjësit të policisë.

Deputetet e Partisë Demokratike akuzuan drejtuesit e policisë se po festonin me pije alkoolike, ndërsa kanë debatuar dhe me ideatorin e planit operacional drejtorin e rendit dhe sigurisë publike në polici, Gjovalin Loka. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos