Efektivët e burgut të Fierit kanë arritur të kapin 20 telefona celularë të markave të fundit, të cilët u tentuan të futeshin brenda ambienteve të burgut të fshehura nëpërmjet portave të mini-futbollit.
Por pas një kontrolli të imtësishëm të materialeve që po kalonin brenda burgut u arrit të zbuloheshin telefonat dhe u bë i mundur sekuestrimi i tyre. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve njofton se materialet i kanë kaluar prokurorisë për hetime të mëtejshme. (A2 Televizion)
