Gjendet trupi i murosur i një personi në Milano, dyshohet shqiptar

Nga A2 CNN
17 Janar 2019, 16:07 | Kronikë

Policia italiane ka zbuluar skeletin e një personi të murosur në provincën e Senagos në Milano të Italisë.

Nga të dhënat e para, sipas mediave italiane, dyshohet se viktima ka humbur jetën rreth 5 vite më parë.

Hetuesit kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje dhe identitetin e viktimës, duke u fokusuar te personat e zhdukur rreth 5 vite më parë.

Dyshimet e para i kanë çuar hetuesit te një shtetas shqiptar, i cili ka humbur gjurmët 5 vite më parë në Xhenova.

Policia ka gjetur edhe disa mbetje nga veshjet e personit dhe po hetohet nëse bëhet fjalë për shqiptarin për të cilin janë ngritur dyshimet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos