All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Gjendje gatishmërie, Rusia lë 90 mijë ushtarë pranë kufirit me Ukrainën

Nga A2 CNN
3 Nëntor 2021, 16:54 | Bota
Gjendje gatishmërie, Rusia lë 90 mijë ushtarë pranë
All - Paragraf - 1

Rusia ka lënë 90 mijë ushtarë pranë kufirit me Ukrainën pas stërvitjeve ushtarake të ditëve të fundit. Këtë e konfirmoi Ministria e Mbrojtjes e Kievit, që saktësoi se shumë njësi u larguan nga zona. Forcat e armatosura të Rusisë mbajtën një sërë stërvitjesh të shkallës së gjerë gjatë gjysmës së dytë të këtij viti, përfshirë ato ajrore.

Distanca e njësisë së mbetur nga kufiri I Ukrainës është 260 kilometra, por Kievi është në gjendje gatishmërie dhe nuk ka ulur vigjilencën. Ministrja e mbrojtjes e Ukrainës tha se Rusia I përdor këto lojëra ushtarake për të mbajtur nën tensionet rajonet e lindjes së vendit dhe presionin politik ndaj shteteve fqinje.

All - Paragraf - 3

Ndërkohë, Moska dhe Kievi kanë përgënjeshtruar lajmet se Rusia po grumbullon ushtrinë në pika strategjike pranë kufirit ukrainas. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos