Autoritetet mbyllin nxënësit në shkollë pas një rasti me Covid

Nga A2 CNN
3 Nëntor 2021, 09:57 | Bota
Autoritetet mbyllin nxënësit në shkollë pas një rasti

Dhjetëra nxënës u mbajtën të mbyllur për orë të tëra në ambientet e një shkolle fillore në Kinë, pasi një anëtar i stafit rezultoi i infektuar me koronavirus.

Prindërit e shqetësuar qëndruan në dyert e shkollës deri në mesnatë derisa fëmijët nisën të dilnin një nga një pas kryerjes së testimit dhe marrjes së rezultatit të tij.

Ngjarja shkaktoi një reagim të madh publik pasi fëmijët që u mbajtën të izoluar për orë të tëra ishin të moshës 7 deri në 12 vjeç.

Sipas agjencisë së lajmeve Jimu News, drejtori i shkollës doli me një njoftim pak para mesnate se disa nga nxënësit që kishin pasur kontakte më të afërta me personin e infektuar duhet të qëndrojnë në karantinë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos