Talebanët ndalojnë përdorimin e parave të huaja

Nga A2 CNN
3 Nëntor 2021, 09:51 | Bota
Talebanët ndalojnë përdorimin e parave të huaja

Regjimi i talebanëve në Afganistan ka marrë një tjetër vendim së fundi për të mos lejuar përdorimin e parave të huaja në vend, i cili me shumë mundësi mund t’i japë një tjetër goditje ekonomisë.

“Situata dhe interesi kombëtar kërkojnë që të gjithë afganët të përdorin paranë vendase në të gjitha transaksionet e tyre”, shkruhet në njoftim.

Ekonomia e Afganistanit është duke u përballur me shumë vështirësi në muajt e fundit pasi shumë institucione pezulluan mbështetjen e tyre pasi talebanët morën kontrollin e vendit. Përpara tyre dollari amerikan përdorej gjerësisht në tregjet e Afganistanit.

“Emirati Islamik iu bën thirrje të gjithë qytetarëve, tregtarëve, biznesmenëve të mos përdorin monedha të huaja në transaksionet e tyre”, shprehet zëdhënësi i talebanëve Zabidullah Muhaji në një postim online. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos