Gjermani, shqiptari kapet në kufi me 1300 fara kanabisi në pantallona

Nga A2 CNN
25 Nëntor 2019, 13:11 | Kronikë
Gjermani, shqiptari kapet në kufi me 1300 fara kanabisi në pantallona

Policia kufitare në Kreuth të Gjermanisë ka arrestuar në hyrje disa persona për vepra të ndryshme penale, ku mes tyre ishte edhe një shqiptar.

Pikërisht në zonën gjermane që kufizohet me Austrinë, specialistët pikasën 26-vjeçarin shqiptar që shfaqi nervozizëm gjatë kontrollit. Duket se shqiptari kishte siklet, prej faktit që në pantallonta fshihte 1300 fara kanabisi, të cilat iu sekuestruan nga policia.

Po habia nuk mbaron këtu, pasi agjentët kontrolluan edhe automjetin e një shtetasi rumun, ku gjetën një armë zjarri, e cila kishte formën e një elektriku dore. Arma u sekuestrua nga policia.

Kontrolli i radhës u ushtrua ndaj një shtetasi serb 33 vjeç, të cilit iu gjet një orë Rolex, me vlerë 30 mijë euro, e vjedhur në Berlin, në vitin 2016, e cila u sekuestrua.

Ndërkaq, u shoqërua një 27-vjeçar italian, pasi kërkohet për drogë, si dhe një grek, që ishte shpallur në kërkim për evazion fiskal. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos