
Policia e Shtetit njofton se ka arritur të shmangë në kohë përshkallëzimin e një konflikti mes dy vëllezërve në zonën e Troshanit në Lezhë, ku si pasojë vuri në pranga një prej tyre.
Sipas hetimeve paraprake 36-vjeçari E.P. kanosi me armë zjarri, duke qëlluar disa herë në ajër, vëllain e tij K.P. pas një konflikti për motive pronësie.
Policia e Lezhës menjëherë pas marrjes së njoftimit ka shkuar në fshatin Troshanë dhe pas disa orë ndjekje, arrestoi në një zonë malore 36-vjeçarin E.P. Në momentin e arrestimit atij iu sekuestrua një automatik kallashnikov dhe 354 fishekë luftarakë. (A2 Televizion)