
Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Your Turn”, në fushën e shfrytëzimit për prostitucion, në fund të së cilit u arrestuan 4 persona dhe u proceduan penalisht në gjendje të lirë dy shtetase.
Pas një hetimi që ka zgjatur për më shumë se 1 vit policia arrestoi shtetasit A. Gj., 47 vjeç, A. B., 43 vjeçe, A. N., 43 vjeç dhe mes tyre prezantuesin Hermes Nika, i njohur ndryshe si “Zogu i Tiranës”
Nga hetimet rezulton se Hermes Nika., siguronte femra të ndryshme për klientë të interesuar për prostitucion, duke i dërguar ato në banesa ose hotele kundrejt përfitimit monetar që varionte nga 10.000 deri 20.000 lekë për 2 orë.
Ndërsa shtetasja A. B., nëpërmjet qendrës së saj estetike fillimisht punësonte femra si kursante ose si parukiere dhe më pas i rekrutonte ato për prostitucion .
Gjatë operacionit janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 fuoristrada të markës BMW, 10 aparate celular të markës I-Phone, Black Berry, Samsung dhe LG, dhe një sasi lekësh, euro dhe dollarë. (A2 Televizion)