Gjermania do të dërgojë qindra raketa dhe antitanke në mbështetje të Ukrainës

Nga A2 CNN
26 Shkurt 2022, 20:13 | Bota
Gjermania do të dërgojë qindra raketa dhe antitanke në

Qeveria gjermane ka vendosur një hap konkret në mbështetje të Ukrainës, e cila po reziston me vështirësi ndaj sulmit të hapur të ushtrisë ruse, që tashmë kontrollon një pjesë të mirë të territorit.

Berlini do të dërgojë rreth 1 mijë armë antitanke si dhe 500 raketa tokë ajër të tipit Stinger në Ukrainë, si pjesë e një pakete ushtarake.

https://twitter.com/Bundeskanzler/status/1497638225200001029

Një vendim historik për Berlinin, që për herë të parë po kryen një furnizim me armë një vendi në një zone lufte, diçka që gjermanët kanë refuzuar të bëjnë deri më tani, duke kujtuar historinë tragjike të Luftës së Dytë Botërore.

“Në këtë situatë, është detyra jonë të mbështesim Ukrainën ne mënyrën më të mirë, për të rritur kapacitetin e saj mbrojtës kundër ushtrisë pushtuese të Vladimir Putin”, ishin fjalët e qarta të kancelarit Olof Scholz. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos