
Ministria ruse e Mbrojtjes ka mohuar raportet se një nga raketat e saj ka goditur një ndërtesë banimi në Kiev, duke pretenduar se dëmi është shkaktuar nga një predhë kundërajrore ukrainase. Lajmi është njoftuar nga agjencitë shtetërore ruse të lajmeve të shtunën, duke cituar një burim në ministri.
“Informacioni i shpërndarë në rrjetet sociale për një sulm me raketa ruse në një ndërtesë banimi në Lobanovsky Avenue në Kiev nuk është i vërtetë”, tha burimi i Ministrisë së Mbrojtjes, sipas TASS dhe RIA Novosti. “Natyra e dëmtimit të shtëpisë tregon se një raketë kundërajrore e goditi atë. Kjo duket qartë në video.”
"Natyrisht, në rrjedhën e zmbrapsjes së një sulmi me raketa të natës në infrastrukturën ushtarake ... të Ukrainës, ndodhi një dështim në sistemin e drejtimit të raketave të sistemit të mbrojtjes ajrore ukrainase Buk-M1, dhe raketa goditi cepin e një ndërtese banimi”, shtoi burimi, sipas TASS dhe RIA Novosti, raporton CNN. (A2 Televizion)