Gjermania, si në ekonomi, shtetformim e rregulla, edhe me pandeminë duket se po ia del, çka nuk përbën të papritur për një superfuqi. Kur themi ia del, i referohemi vdekjeve në raport me popullsinë dhe zbatimit të rekomandimit të OBSH-së për testime, që duket se Gjermania i përgjigjet më së miri, me mesatarisht 400 000 testime në ditë. Doktori shqiptar që kontribuon çdo ditë për t’ia dalë kësaj lufte në Berlin, zoti Fahri Beqa, tregoi situatën në Gjermani në një komunikim me “Ditari” në A2. (A2 Televizion)
Gjermania mban të ulët numrin e vdekshmërisë nga koronavirusi
