
U thërrit në skuadër pas 2 vitesh për shkak se mungojnë emrat cilësorë, por Mats Hummels rrezikon pjesëmarrjen në Europian, të paktën në formë të plotë.
Qendërmbrojtësi gjerman, vuan ende nga një problem në tendinë, për shkak të të cilit u detyrua të ndërpresë seancën stërvitore, pasi gjendja po përkeqësohej akoma më shumë.
Hummels luajti në miqësoren e para dy ditëve të Gjermanisë me Danimarkën, dhe trajneri Joachim Low shpreson ta ketë titullar, bashkë me Rudiger, në qendrën e mbrojtjes. (A2 Televizion)