
Autoritetet gjermane raportuan 6,638 raste të reja dhe 33 viktima nga koronavirusi.
Kjo është shifra më e lartë e rasteve ditore që nga 28 marsi, kohë e cila u cilësua si piku i pandemisë.
Sipas të dhënave të botuara nga Instituti Robert Koch, më shumë se 341,000 infeksione Covid-19 janë identifikuar në Gjermani që nga fillimi i pandemisë, duke iu marrë jetën të paktën 9,710 njerëzëve.
Gjermania është vetëm një nga shumë vende të Evropës që po përballen më shpërthime të Covid-19.
Mijëra raste janë identifikuar në Francë, ku autoritetet kanë rikthyer në disa qytete lëvizjen me orar për të kufizuar përhapjen e virusit. Shifrat po rriten gjithashtu në Mbretërinë e Bashkuar dhe Itali. (A2 Televizion)