Gjermania regjistron numrin më të madh të viktimave nga nisja e pandemisë

Nga A2 CNN
16 Dhjetor 2020, 08:52 | Bota
Gjermania regjistron numrin më të madh të viktimave nga nisja e

Gjermania raportoi 27 mijë raste të reja me koronavirus dhe 952 viktima në 24 orët e fundit, shifra këto më të lartat në vend që nga nisja e pandemisë.

Bilanci më i lartë i fataliteteve në Gjermani, ishte ai i 11 dhjetorit, me 598 viktima, por tashmë pandemia nuk ka të ndalur.

Instituti Koch parashikon një përkeqësim të situatës edhe në ditët e ardhshme.

Gjermania ishte një ndër vendet e BE që e përballoi shumë mirë valën e parë të koronavirusit, por tashmë në valën e dytë pandemia duket se po gjen shtrirje më të gjerë.

Autoritetet, ditët e fundit, u mblodhën në drejtimin e kancelares Merkel për të vendosur masa më të forta shtrënguese gjatë festave të fundvitit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos