Macron infektohet me koronavirus

Nga A2 CNN
17 Dhjetor 2020, 10:45 | Bota
Macron infektohet me koronavirus

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Zyra e tij për shtyp deklaroi se kreu i shtetit francez kreu testin pasi shfaqi simptomat e para të pandemisë.

42-vjeçari do të izolohet për shtatë ditë dhe do të punojë nga shtëpia.

Franca është një nga vendet europiane më të prekura nga pandemia dhe këtë javë vendosi kufizime të reja për të frenuar përhapjen e saj.

Sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins, vendi numëron 2 milionë raste dhe më shumë se 59 400 vdekje që nga fillimi i epidemisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos