Origjina e virusit, Kina mirëpret hetuesit e OBSH

Nga A2 CNN
17 Dhjetor 2020, 11:03 | Bota
Origjina e virusit, Kina mirëpret hetuesit e OBSH

Pekini deklaroi se është i gatshëm të mirëpresë ekipin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, për të hetuar origjinën e koronavirusit.

Kina prej kohësh ka qenë kundër një hetimi ndërkombëtar për origjinën e virusit, por është e gatshme për një hetim të drejtuar nga OBSH-ja. Megjithatë, është ende e paqartë se cilët janë hetuesit e OBSH që do të udhëtojnë në qytetin e Wuhan, atje ku shpërtheu për herë të parë Covid-19.

“OBSH vijon të mbajë kontakte me Kinën dhe të diskutojë për ekipin ndërkombëtar dhe vendet që ata do të vizitojnë” , tha drejtori për emergjencat në Paqësorin Perëndimor, Babatunde Olowokure.

Pak ditë më parë, një diplomat bëri me dije se ekipi i OBSH-së do të udhëtojë drejt Kinës, në javën e parë të janarit dhe do të qëndrojë aty për 4 ose 5 javë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos