Gjesti i bukur, polakët “harrojnë” në stacion karrocat e fëmijëve si ndihmë për nënat ukrainase

Nga A2 CNN
6 Mars 2022, 12:35 | Aktualitet
Gjesti i bukur, polakët “harrojnë” në stacion

Një gjest i bukur në një situatë të vështirë. Polonia është vendi i parë që ka pritur, deri më tani, mijëra refugjatë nga Ukraina duke i strehuar dhe në shtëpitë e tyre.

Së fundmi, nënat polake kanë lënë karrocat e fëmijëve të tyre në stacionin e trenit ku zbarkojnë çdo ditë refugjatët nga Ukraina.

https://a2news.com/2022/03/06/mbi-15-milione-ukrainas-kane-lene-vendin-kriza-me-e-madhe-e-refugjateve-qe-nga-lufta-e-dyte-boterore/

Kjo për të lehtësuar sadopak dhimbjen dhe lodhjen e madhe që nënat ukrainase po kalojnë me fëmijët e tyre në krahë.

Sipas OKB-së, ka shkuar në mbi 1.5 milionë numri i ukrainasve që janë larguar nga vendi i tyre në 10-ditëshin e fundit, që kur Putini sulmoi vendin e tyre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos