Zgjedhjet e pjesshme të së dielës, shtyhet vlefshmëria e kartave të identitetit

Nga A2 CNN
5 Mars 2022, 10:51 | Aktualitet
Zgjedhjet e pjesshme të së dielës, shtyhet vlefshmëria e

Këshilli i Ministrave me propozim të ministrit të Brendshëm miratoi Aktin Normativ që shtyn afatin e vlefshmërisë për kartat e identitetit, për zgjedhësit e 6 bashkive ku zhvillohen zgjedhjet e pjeshme lokale të dielën.

Afati i vlefshmërisë së këtyre kartave që iu kalon afati shtyhet deri në 7 mars 2022.

Ky vendim i qeverisë bëhet për t’iu dhënë mundësi atyre qytetarëve që nuk kanë rinovuar në kohë dokumentin biometrik që të marrin pjesë në zgjedhjet e pjesshme lokale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos