
Prindërit po hezitojnë të vaksinojnë fëmijët edhe më vaksinat e kalendarit të detyrueshëm. Specialistët e shëndetit publik ngrenë alarmin për rënien e mbulesës vaksinale dhe rrezikun e shpërthimit të sëmundjeve infektive.
Mungesat më të mëdha në kalendar janë për vaksinën e fruthit që kryhet në moshën 1 dhe 5 vjeç.
Silva Bino, shefja për sëmundjet infektive u bën thirrje prindërve për respektimin e kalendarit të vaksinave. Bino kujton se fruthi është më i rrezikshëm se Covidi te fëmijët.
Shqipëria ishte një nga vendet me mbulesën më të mirë vaksinale, por me fillimin e pandemisë dhe veçanërisht hezitimet për vaksinën anti-Cuvid u shoqëruan me ulje te interesit për vaksinat e kalendarit të detyrueshëm. (A2 Televizion)