
Edon Zhegrova është një hap kalimit te gjigantët e Arsenal.
Sipas mediave angleze, “Topçinjtë” janë futur seriozisht në bisedime me lojtarin dhe kanë dërguar një ofertë zyrtare për 23-vjeçarin, i cili aktualisht është pjesë e Lille, në Francë.
Siç raportohet, Arsenal ka gati 11 milionë euro për futbollistin dardan, edhe pse aktualisht vlera e futbollistit kosovar në treg është 5 milionë euro.
Paraqitjet e tij me skuadrën franceze kanë ngjallur interes tek klubi anglez, që e sheh si një alternativë të mirë të sulmit. Edhe pse ende nuk është bërë diçka zyrtare nga klubi apo vetë lojtari, palët janë optimistë dhe shumë shpejt pritet që të negociojnë dhe të gjejnë gjuhën e përbashkët.
Sezonin e kaluar, Edon Zhegrova u aktivizua në 13 ndeshje me fanellën e Lille dhe shënoi 2 gola. (A2 Televizion)