Gjiknuri në A2: Kemi planin për depolitizimin e administratës zgjedhore

Nga A2 CNN
13 Maj 2020, 20:45 | Politikë
Gjiknuri në A2: Kemi planin për depolitizimin e administratës

Damian Gjiknuri, bashkëkryetar i Komisionit të Reformës Zgjedhore, u shpreh në A2 se opozita tentoi të bojkotojë tavolinën e Këshillit Politik për çështjet e depolitizimit të administratës zgjedhore dhe formimin i Kolegjit Zgjedhor.

“Kemi diskutuar për një numër temash për të cilat kemi rënë dakord që në fillim, përfshirë edhe dy temat e fundit të nxehta, të cilat desh u përdorën për sebep për të bojkotuar tavolinën e reformës zgjedhore, të cilat ishin çështje e depolitizimit dhe departizimit të administratës zgjedhore dhe formimi i Kolegjit Zgjedhor. Këtu nuk ka asgjë të re, pasi janë përmendur edhe më parë dhe unë nuk e di se çfarë ka ndryshuar. Nga ne nuk ka pasur një ndryshim. Ne kemi vendosur disa parime për të gjetur rrugën e përbashkët dhe jemi të hapur për kompromis. Ka debatet të nxehta, pasi vijmë nga krizë politike. Detyra jonë është të kemi mendjen e ftohtë dhe të jemi të fokusuar të objektivi. Vijat e kuqe u përdorën nga opozita për të bojkotuar tavolinën. Unë nuk u tërhoqa nga asgjë, pasi Rama nuk tha asgjë ndryshe nga ato që unë kam thënë”, u shpreh Rama.

Gjiknuri theksoi në A2 se PS ka planin për depolitizimin e administratës zgjedhore, por në anën tjetër është e gatshme, thotë ai, të presë edhe propozime.

“Nëse ka diçka të rëndësishme dhe ta kahershme që ODIHR ja ka rekomanduar Shqipërisë për rritjen e standardeve zgjedhore, ka qenë një administratë zgjedhore e depolitizuar. Ky ka qenë thelbi. Kjo është thënë nga Rama dhe këtë e kam thënë edhe unë. Brenda parimeve ka hapësirë për kompromis. Duke mbajtur parimin dhe duke dëgjuar shqetësimet e opozitës. Parimi është rekomandimi i ODIHR.

Nuk bëhet fjalë që komisionerët zgjedhorë të zgjidhen vetëm nga administrata publike. Administrata publike ka detyrimin të shkojë në skemë trajnimi dhe ata do të jenë në dispozicion. Nga ana tjetër janë edhe një kategori tjetër shtetasish të lirë, të nxitur nga PD apo nga çdo parti që ka interes, mjafton të jenë me shkollë të lartë ose të jenë në vitin e fundit të shkollës së lartë. Kjo do të thotë se janë me mijëra të rinj dhe të reja, qoftë edhe militantë partish që të regjistrohen. Ata mund të bëjnë trajnimin me shpenzimet e shtetit dhe të kenë një certifikatë. Po kush është kyçi këtu? Këta i emëron KQZ-ja në bazë të shortit, jo të zgjedh kë të dua unë. Këta njerëz, të zgjedhur në mënyrë rastësore, nëse bëjnë një shkelje, nuk ‘puthin’ më në administratë shtetërore, përtej faktit që mund të kenë përgjegjësi penale, nëse shkelja është e këtij karakteri. Këta persona përgjigjen vetëm te KQZ dhe jo te partitë politike. Ky është kyçi. Problemi është se kujt i përgjigjesh, kjo e bën diferencën. Ata do të përgjigjen para ligjit. Mund të jetë kushdo, i cili mund të zgjidhet në mënyrë rastësore. Edhe kur do të bësh një pengës  politike, apo të krijosh një situatë në një qendër votimi, ti zgjedh njerëzit që i ke ushtarët e ty dhe mund t’i instruktosh për të bërë gjëra të tilla. Nëse ai nuk më bindet mua, unë nuk e shkarkoj dot. Se ça bëjnë sot partitë, si bindet ai komisioneri? E ndërron ai, thotë: Hysen ik ti, se do të vijë Hasani. Por me këtë platformë nuk do të kemi raste të tilla. Nuk kam kujt numri t’i bije unë në telefon, nuk kam njeri unë që t’i them, bëj kështu, se dua unë si përfaqësues i PS, apo ai i PD-së. Por ne jemi të gatshëm të presim edhe një skemë tjetër nga PD, nëse ata vijnë. Si ta duan ata”, u shpreh Gjiknuri.      (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos