
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, tha se arrestimet nga radhët e ministrave e deputetëve tregojnë se drejtësia po funksionon dhe kohët kanë ndryshuar. Për këtë, ai mori shembullin e videopërgjimit të Ilir Metës në vitin 2011.
“Më përpara nuk arrestohej njeri. Një ish-zv.kryeministër u kap në një aferë dhe nuk u diskutua asnjëherë për arrest, por u hap rruga për hetimet. Ndërsa sot kemi kaluar në një stad tjetër”, tha Gjiknuri në “Intervistë” me Merita Haklaj.
“Ne na e thonë njerëzit që Berisha ka bërë krime të mëdha, dhe nuk ka bërë burg. Nëse do të bëjmë lista me akuza politike të paprovuara, atëherë nuk do të kishte më kandidatë. Nuk di të ketë ndonjë politikan të nivelit të lartë që nuk është akuzuar për korrupsion. Kaq vend është, kush është zyrtar publik ka akuza. Si mund të ketë konkurrencë normale kur opozita. Prandaj kemi drejtësi, kemi hequr dorën nga imuniteti, u hoqën barrierat. Kemi krijuar prokurori dhe gjykatë speciale, le t’i shkojnë deri në fund. Nuk di të ketë opozitë pa akuza”. (A2 Televizion)