Gjiknuri refuzon t’i dërgojë OSBE-ODIHR pyetjet e opozitës: Vijim i retorikës politike

Nga A2 CNN
22 Shtator 2020, 13:11 | Politikë
Gjiknuri refuzon t’i dërgojë OSBE-ODIHR pyetjet e opozitës:

Anëtari i mazhorancës në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri refuzon të dërgojë në OSBE-ODIHR 5 pyetjet e depozituara nga opozita jashtëparlamentare në lidhje me koalicionet dhe formulën e ndarjes së mandateve.

Gjiknuri deklaroi se nuk mund të firmosë letra të njëanshme, duke i konsideruar 5 pyetjet e drejtuara nga opozita, si vazhdimësi të retorikës politike.

“Nuk mund të firmos letra të njëanshme. Letra juaj është vazhdim i retorikës politike.

https://a2news.com/2020/09/22/koalicionet-opozita-i-ben-5-pyetje-osbe-odihr-it/

Nuk keni sjellë asnjë draft e propozim konkret. ODIHR mund t’i drejtohemi vetëm me produkt konkret. Sipas marrëveshjes së 14 janarit, ODIHR i kërkohet opinion për çështje të administrimit zgjedhor”, shprehet mes të tjerash Gjiknuri.

Më herët opozita e Bashkuar ka dorëzuar në Këshillin Politik shkresën që do t’i drejtojë më pas OSBE/ODIHR, ku kërkon mendimin e ekspertëve ndërkombëtarë për 5 pyetje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos