Gjimshiti përfundon në formacionin e UEFA-s

Nga A2 CNN
6 Shtator 2021, 10:13 | Futboll

Berat Gjimshiti është një nga shtyllat e kombëtares kuqezi. Mbrojtësi e tregoi këtë jo vetëm në fitoren e mbrëmjes së të dielës ndaj Hungarisë, por edhe ndaj Polonisë, ku Shqipëria u mund 4-1, ishte një nga të vetmit që tregoi vlerat e tij.

Për ndeshjen ndaj Hungarisë, e cila u vendos me golin e vetëm të shënuar nga Armando Broja, Gjimshiti ishte më i vlerësuari, me notën 7,9.

Kjo paraqitje nuk ka mbetur pa rënë në sy edhe të UEFA-s, e cila e ka vendosur shqiptarin në formacionin më të mirë të ndeshjeve të fundit eliminatore.

Gjimshiti është rreshtuar mes emrave të njohur si Bale e Depay. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos