Gjokutaj në “Absolut 4”: Politika ka menduar më herët për disa kryesues të drejtësisë

Nga A2 CNN
16 Shkurt 2021, 22:48 | Aktualitet
Gjokutaj në “Absolut 4”: Politika ka menduar më herët

Avokati Gjokutaj ka lëshuar akuza të ashpra në “Absolut 4” për mënyrën sesi u realizua reforma në drejtësi në vend.

Sipas tij, nuk duhet ta bënte politika vettingun e drejtësisë, por anasjelltas. Ai hodhi dyshime se politika ka menduar më herë për ata që do të dërgojë në krye të drejtësisë së re.

“E gjithë çështja përmblidhet në një pyetje kyçe duhej politika t’i bënte vettingun drejtësisë apo drejtësia t’ia bënte vettingun politikës. Cila është më e korruptuara politika apo drejtësia në Shqipëri? Kjo është pyetja që nuk iu dha përgjigja. Kryeministri është koka e problemit. Kemi jetën e fëmijëve dhe nuk ka nevojë për reklama. Drejtësia ka probleme por është e kompromentuar nga politika, nga të dyja krahët, e cila e ka krijuar këtë korporatë.

Nëse do të bëhej vettingu i politikës shumë nga ju nuk do të ishit. Kjo politikë xhiron miliona. Politika ka menduar më herët për disa kryesues të drejtësisë që do të vendoseshin sipas vullnetit të tyre. Nga politika rrjedhin të gjitha. Nuk mund t’ia shesësh një polici krimin shtetëror. Të ngrihemi të bëjmë një drejtësi për të qenë”, u shpreh Gjokutaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos