
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, gjatë interpelancës së kërkuar nga opozita në Parlament, u shpreh se situata në burgje ka ndryshuar dhe ligjin nuk e bëjnë më të dënuarit.
''Burgjet sot janë institucione ku të gjithë duhet të binden dhe ligjin nuk e bëjnë të dënuarit. Ka padyshim raste të shkeljeve, por ajo që është e rëndësishme është ndëshkueshmëria e rasteve dhe fenomeneve të tilla. Edhe në vende të zhvilluara ka probleme në burgje. Nga dhjetori i 2017 deri sot, janë rekrutuar 650 punonjës policie, të cilët kanë kryer dhe testin fizik nga Akademia e Sigurisë. Për herë të parë janë kryer konkurse publike ku kandidatët paraqesin formularët e tyre”, tha Gjonaj.
''Një ndër elementët që i kemi kushtuar rëndësi të veçantë janë sjellja e të burgosurve. Nëpërmjet normave të reja ështe bërë e mundur shmangia e abuzimeve. Janë marrë masat për sigurinë në burgje në Fushë-Krujë, Peqin dhe në burgun 313 në Tiranë, duke vendosur pajisje për bllokimin e valëve. Janë marrë masat për transportin e të burgosurve nëpërmjet një procesi rigoroz për të parandaluar abuzimet dhe korrupsionin”, shtoi Gjonaj. (A2 Televizion)