Burime për A2 kanë bërë të ditur se Prokuroria ka kërkuar formularin e dekriminalizimit të kryetarit të bashkisë së Librazhdit, Kastriot Gurra.
Mësohet se kërkesa është bërë ditën e premte pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe po të premten, Prokurorisë i është dorëzuar informacioni i kërkuar.
PD mohon që të ketë bërë denoncim, ndërkohë një tjetër burim pohon se denoncimi për kryebashkiakun e Librazhdit në Prokurori ka ardhur nga një shoqatë, e cila ka kërkuar verifikim sepse, sipas lajmeve në media, Gurra është hetuar dikur për falsifikim vulash dhe stampash.
"Nga të dhënat të bëra publike edhe më pare (botimi i publik i shkrimit për shtetasin Kastriot Gurra ekziston dyshimi i arsyeshëm se subjekti Kastriot Gurra, ndodhet në kushtet e ndalimit për të kandiduar dhe për tu zgjedhur në një funksion të larte publik, në kuptim të nenit 2 të ligjit nr 138/2015. Ai në vitin 2008 ka qënë në hetim nga Prokuroria e Rrethit Gjygjësor Elbasan për procedimin penal nr 944, vepra penale “Fallsifikim i vulave i stampave ose formularëve, parashikuar nga neni 190 i Kodit Penal, neni 188 Kodi Procedurës Penale. Për këtë arsye, kërkojmë nga ana juaj që në zbatim të detyrimit të parashikuar nga neni 8 i ligjit nr 138/2015, të bëni verifikimin përkates, pranë autoriteteve ligjzbatuese, kjo kërkesë e jona, bëhet në kushtet kur ekzistojne të dhëna, indicia dhe dëshmi publike, se subjekti Kastriot Gurra, është subjekt i ndalimit për të kandiduar dhe ushtruar një funksion publik, sipas ligjit nr 138/2015", lexohet në kallëzim.
Kallëzimi ndaj Kastriot Gurrës:
Formulari i vetëdeklarimit i Kastriot Gurrës (A2 Televizion)