Presidenti i PE, sot në Tiranë. Do të takohet me Ramën, Metën dhe Bashën

Nga A2 CNN
2 Shkurt 2020, 18:20 | Politikë
Presidenti i PE, sot në Tiranë. Do të takohet me Ramën,

Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli, viziton sot Tiranën. Fillimisht ai do të pritet nga ambasadori i BE, Luigi Soreca. Në orën 11:30, ai do t’i drejtohet kryeministrisë për t’u takuar me Kryeministrin Rama. Pas takimit pritet dhe një konferencë për shtyp.

Në orën 14:45, Presidenti PE, Sassoli, do të takohet me kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe kryetarët e Grupeve Parlamentare dhe pas takimit do të mbajë një fjalë në seancën plenare rreth orës 15:15 minuta.

Pas fjalës në seancën e parlamentit, zyrtari i lartë i BE-së do të takohet me Presidentin Ilir Meta. Të martën, Presidenti i Parlamentit Europian do të takohet me kreun e PD, Lulzim Basha dhe kryetaren e LSI, Monika kryemadhi.

Gjatë samitit të vendeve të Ballkanit Perëndimor që u mbajt në Bruksel, David Sassoli, e konsideroi Ballkanin si një mungesë në hartën gjeografike të Europës, duke apeluar për çelje të negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e veriut. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos