Paketa anti-KÇK, Rama paralajmëron prokurorët dhe gjyqtarët që vendosin në favor të kriminelëve

Nga A2 CNN
2 Shkurt 2020, 12:01 | Politikë
Paketa anti-KÇK, Rama paralajmëron prokurorët dhe

Një paralajmërim i fortë ka ardhur nga kreu i qeverisë dhe ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar që sipas tij godasin pas shpine Policinë e Shtetit dhe lenë të lirë kriminelët dhe zhbllokojnë asetet e tyre.

Sipas Edi Ramës, paketa parashikon pezullim brenda 3 ditësh të këtyrë prokurorëve dhe gjyqtarëve dhe fillimin e menjëhershëm të hetimeve për ta.

“Gjykatës dhe Prokurorët e Korruptuar për ata që godasin Policinë e Shtetit, që godasin jo me plumba, por me çekiçin e drejtësisë pas shpine. Për çdo rast kur ne do konstatojmë vendime si ato që kemi parë, paketa kërkon brenda 3 ditësh pezullimin e tyre nga detyra dhe fillimin e hetimeve për ta. Ata janë bashkë dhe ne jemi bashkë për t’i bërë ata bashkë atje ku e kanë vendin. Të gjithë ju mund të keni rezerva dhe për qeverinë. Po një gjë nuk e thotë dot askush dhe ajo është që në këto vite ju jeni tradhtuar apo që kushtet tuaja nuk janë përmirësuar edhe rroga juaj nuk është rritur”, deklaroi kryeministri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos