Gjuha e udhëheqësve në fushatë, flasin për votuesin apo sulmojnë njëri-tjetrin?

Nga A2 CNN
2 Shkurt 2021, 20:08 | Aktualitet

Kemi hyrë në kulmin e fushatës elektorale dhe teksa partitë kërkojnë votën secila sipas mënyrës së saj, një gjë që bie në sy është edhe gjuha e përdorur prej liderëve, teksa komunikojnë me publikun. Në pamje të parë, opozita ka filluar të parashtrojë programet e saj në pika të ndryshme dhe qeveria, përmes kryeministrit, mbron ato që ka bërë deri tani, por duke zhbërë pothuajse deri në fyerje çdo ide të opozitës. Natyrisht, të gjitha këto bëhen përmes komunikimit mediatik dhe këtu hyjnë në rol edhe gazetarët dhe komunikimi i liderëve përmes tyre dhe me ta. Për të komentuar pikërisht gjuhën që po përdorin liderët në këtë komunikim fushate ishte i ftuar në A2 pedagogu i komunikimit Erlis Çela. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos