Oferta më të shtrenjta, turistët e huaj në Durrës nuk stepen nga rritja e çmimeve

Nga A2 CNN
16 Qershor 2023, 22:39 | Sociale
Oferta më të shtrenjta, turistët e huaj në Durrës nuk

Ndoshta është nga rastet e rralla kur rritja e çmimit shoqërohet edhe me rritje të kërkesës. Por një fakt i tillë po ndodh në resortet dhe hotelet e Durrësit, të cilët pavarësisht rritjes së çmimeve të paketave me 10-15 për qind kanë patur më shumë kërkesa dhe rezervime krahasuar me të njëjtën periudhë të viti të kaluar.

Natyrisht shtimi i kërkesës ka ardhur kryesisht nga turistët e huaj.

Shtimi i fluksit ka bërë që sezoni në Durrës tashmë të mos jetë 2-3 muaj, por ka shkuar deri në 5 muaj, referuar rezervime tashmë të bëra.

Si turistët e huaj ashtu edhe shqiptarët e diasporës duken të kënaqur me çmimet dhe nivelin e shërbimeve në Durrës.

Durrësi këtë sezon veror parashikon që të vendosë një rekord të ri, sa i takon numrit të turistëve të huaj që pritet të vizitojnë kryeqendrën e turizmit bregdetar shqiptar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos