Gjykata britanike vendos kundër ekstradimit të Assange në SHBA

Nga A2 CNN
4 Janar 2021, 12:57 | Bota
Gjykata britanike vendos kundër ekstradimit të Assange në SHBA

Themeluesi i Wikileaks Julian Assange nuk do të ekstradohet në Shtetet e Bashkuara, për shkak të shqetësimeve në lidhje me shëndetin mendor.

Një gjykatë në Londër bllokoi kërkesën për ekstradim pas provave për depresion dhe mendimeve vetëvrasëse.

Sipas gjyqtares Vanessa Baraitser, Assange do të ishte në rrezik shumë të madh, nëse ekstradohej në një burg të sigurisë së lartë në SHBA.

49-vjeçari kërkohet për publikimin e mijëra dokumenteve të klasifikuara në 2010 dhe 2011.

SHBA kërkon të ekstradojë Assange, i cili përballet me akuzat për spiunazh dhe publikimin e dokumenteve sekrete ushtarake, gjatë luftërave në Afganistan dhe Irak.

Autoritetet amerikane kanë thënë se vendimi do të apelohet, ndërsa Assange thotë se çështja është e motivuar politikisht. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos