
Shtetet e Bashkuara të Amerikës regjistruan 210 479 raste të reja të koronavirusit dhe 1394 vdekje të shkaktuara prej tij në 24 orët e fundit. Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, numri total i infeksioneve ka arritur në 20 636 663, ndërsa i viktimave në 351 580.
Rreth 13 071 925 doza të vaksinës janë shpërndarë në vend deri më tani dhe 4 225 756 doza janë administruar, ka njoftuar Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, raporton CNN.
Ndërkohë, rastet e koronavirusit në mbarë botën kanë tejkaluar 85 milionë, raporton Universiteti Johns Hopkins. Sipas tij, infeksionet aktualisht janë 85 122 080, ndërsa numri i viktimave 1 843 135.
Që nga fillimi i pandemisë, 47 860 306 njerëz janë shëruar në të gjithë botën. (A2 Televizion)