
Gjykata e Durrësit vendosi të lirojë 7 të rinjtë të cilët u ndaluan nga policia pas protestës të së premtes mbrëma në këtë qytet, protestë kjo që pason vrasjen e të riut Klodian Rasha nga një punonjës policie. Mes të ndaluarve tre prej tyre ishin minorenë.
Ata akuzohen për "kundërshtim i punonjësit të Policisë", "shkatërrim i pronës", "pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit", si dhe "organizim dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshëm".
Por, me sa duket gjyqtarja Eda Kraja nuk është bindur nga provat e servirura nga policia dhe organi i akuzës duke vendosur lirimin e 7 protestuesve dhe caktimin ndaj tyre të masës së sigurisë detyrim paraqitje, deri në përfundimin e plotë të hetimeve. (A2 Televizion)