
Pandemia dhe bllokimi i lëvizjes së lirë si në vendet e rajonit ashtu edhe më gjerë në vendet Europiane, ka bërë që agjencitë turistike t’i hedhin sytë nga pikat turistike shqiptare, duke organizuar ture në këto pika.
Një ndër to është edhe Dardha, e cila për shkak edhe të reshjeve të borës ka pritur vizitorët e parë në pistën e skive që ndodhet në këtë fshat turistik.
Vetë vizitorët e pranojnë se vizitojnë për herë të parë Dardhën dhe janë magjepsur me bukuritë e saj.
Ndërkohë, disa të tjerë nuk ngurojnë t’i apelojnë qytetarëve që të vizitojnë pikat shqiptare dimërore edhe për të ndihmuar në zhvillimin e tyre.
Mesa duket, ana e mirë e kësaj pandemie, mund të jetë kthimi i vëmendjes për të vizituar vendin tonë jo vetëm nga familjet, por edhe nga agjencitë turistike. (A2 Televizion)