Gjykata e Lartë kundër Trump për votën me postë

Nga A2 CNN
20 Tetor 2020, 08:41 | Bota
Gjykata e Lartë kundër Trump për votën me postë

Gjykata e Lartë në Shtetet e Bashkuara i ka dhënë një goditje të fortë fushatës dhe pretendimeve të presidentit Donald Trump.

Organi më i lartë gjyqësor në Amerikë vendosi që në Pennsylvania, një prej shteteve më të rëndësishme në këto zgjedhje, vota me postë do të numërohet nëse merren 3 ditë pas zgjedhjeve edhe nëse nuk kanë një vulë të lexueshme.

Ky vendim konsiderohet një fitore për demokratët pasi presidenti dhe partia që ai përfaqëson kërkonin që të numëroheshin vetëm votat që do të dorëzoheshin deri ditën e zgjedhjeve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos