
Presidenti amerikan, Donald Trump, dhe rivali i tij në garën për Shtëpinë e Bardhë, Joe Biden, kanë nisur përgatitjet për debatin e tyre final në televizion, përpara zgjedhjeve të 3 nëntorit.
Stafi i fushatës së presidentit republikan akuzon organizatorët e debatit se kanë ndihmuar demokratët përpara përballjes së radhës, duke hequr nga temat kryesore të debatit dhe politikën e jashtme.
Ndërsa kampi i Biden kthehet me akuzat se Trump është munduar gjatë të gjithë fushatës që t’iu shmanget pyetjeve mbi pandeminë koronavirus.
Dje, presidenti i dërgoi një letër Komisionit të debateve presidenciale, duke i bërë thirrje për një rregullim të çështjeve kryesore, përpara atij që e quan duel përfundimtar të kësaj jave.
E ndërsa Trump akuzon se politika e jashtme është hequr si çështje, temat kryesore të debatit të shpallura nga moderatorja dhe gazetarja e NBC, Kristen Walker janë familjet amerikane, racizmi ne SHBA, ndryshimet klimatike, siguria kombëtare dhe lidershipi. (A2 Televizion)