Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Tahirit për pezullimin e dënimit me burg

Nga A2 CNN
9 Qershor 2022, 15:09 | Kronikë
Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Tahirit për

Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, për pezullimin e dënimit me burg.

Në prill të këtij viti, Tahiri kërkoi lirimin nga burgu i Fierit pasi sipas tij vendimi i Apelit është marrë në kundërshtim me ligjin. Në rekursin e bërë nëpërmjet avokatit të tij në gjykatën e lartë Saimir Tahiri shprehet se Gjykata nuk ka vepruar drejt sepse e ka dënuar jashtë kompetencave te saj”. Sipas ish ministrit të Brendshëm dhe mbrojtësit të tij Tahirit i rrezikohet jeta, ndërsa familja e tij është ekspozuar ndaj eksponentëve të krimit.

https://a2news.com/video/brenda-burgut-te-fierit-nga-ambientet-rekreative-te-salla-e-koncerteve-per-tahirin/

Në shkurt, Gjykata e Posaçme e Apelit dënoi me 3 vjet e 4 muaj burg ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, për shpërdorim detyre. Gjykata vendosi të lërë në fuqi vendimin e shkallës së parë, me ndryshim, moszbatimin e shërbimit të provës.

Të njëjtin vendim me 3 vite e 4 muaj burg mori dhe ish-drejtori i policisë së Vlorës Jaeld Çela. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/03/08/mekatet-e-saimir-tahirit-apeli-zbardh-vendimin-ish-ministri-perfitoi-dhe-favorizoi-habilajt/

A2 CNN Livestream

Latest Videos