Goditet me sende të forta polici në Gjirokastër, dërgohet në Spitalin e Traumës

Nga A2 CNN
9 Qershor 2022, 13:16 | Kronikë
Goditet me sende të forta polici në Gjirokastër, dërgohet

Dhunohet një efektiv policie në Gjirokastër.

Mësohet se polici Sokrat Muho është goditur me mjete të forta dhe është dërguar në Spitalin e Traumës, në Tiranë.

Ende nuk dihen shkaqet dhe autori.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 12:45, në vendin e quajtur "Ura e Lumit", Gjirokastër, persona të paidentifikuar kanë goditur me sende të forta shtetasin S. M., punonjës policie i DVKM Gjirokastër, jashtë orarit të punës, i cili është transportuar në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për të marrë ndihmën mjekësore.

Është identifikuar dhe shpallur në kërkim njëri nga autorët e dyshuar, shtetasi G. Zh.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit, me qëllim kapjen e shtetasit G. Zh., identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos