
Një person ka mbetur i plagosur në fytyrë, në hyrje të Niklës. Ngjarja ka ndodhur në rrethana ende të paqarta.
Mësohet se personi i plagosur është Mirglen Haka, i cili ndodhet në spitalin e traumës, jashtë rrezikut për jetën.
Haka ka qenë duke lëvizur me makinë dhe dyshohet se ndaj tij është qëlluar me pistoletë në nofull, nga një person ende i paidentifikuar, i cili lëvizte me makinë. (A2 Televizion)