Gjykata e Posaçme dënon Ervin Salianjin

Nga A2 CNN
25 Mars 2022, 10:22 | Aktualitet
Gjykata e Posaçme dënon Ervin Salianjin

Gjykata e Posaçme ka shpallur fajtor deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji, për fyerje në ngarkim të aktivistes Evi Kokalari.

Sipas vendimit të gjykatës, Salianji duhet të paguajë 500 mijë lekë ndaj Kokalarit, e cila e kishte paditur deputetin demokrat dhe për shpifje, akuzë e cila më pas u rrëzua.

Salianji duhet të paguajë dhe shpenzimet e gjyqit, ndërsa ka të drejtë ta apelojë këtë vendim në Gjykatën e Posaçme të Apelit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos