Gjykata e Posaçme e Apelit lë në burg ish-kryebashkiakun e Lushnjës

Nga A2 CNN
30 Shtator 2021, 12:56 | Kronikë
Gjykata e Posaçme e Apelit lë në burg ish-kryebashkiakun e

Gjykata e Posaçme e Apelit lë të pandryshuar masën e sigurisë "arrest në burg" për Fatos Tushen, ish-kryebashkiakun e Lushnjës, i akuzuar nga SPAK për “shpërdorim të detyrës”.

Ish-zyrtari e argumentoi kërkesën me problemet shëndetësore, duke pretenduar zbutje të masës “arrest në burg”, çka nuk u pranua nga gjykata.

Fatos Tushe u arrestua bashkë me zyrtarë të tjerë të bashkisë së Lushnjës më 6 korrik, nga një operacion i ndërmarrë nga SPAK, për akuzën e shpërdorimit të detyrës. Bëhej fjalë për një tender me vlerë rreth 23 milionë lekë për rehabilitimin e një kanali ujitës në dy fshatra. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos